Overview

National Photo Gallery Marubi

Tags

  • Art
  • Performance Event Venue
  • Performance & Event Venue

Description

Funksionimi:
> Funksionon ne baze te VKM 849,dt.19.12.2003.

Misioni:
> Ruajtja e fondit arkivor te cilin e ka ne administrim te trasheguar nga familja Marubi dhe fotograf te tjere.

Statusi Institucional:
> Institucion ne varesi te MKRS.

Financimi:
> Financimi eshte nga buxheti i shtetit.

Organizimi:
> Strukrura organizative miratohet nga MKRS.


Adresa:
Rr Muhamet Gjollesha, Shkoder, Albania
Telefon: +355 22 243467
Orari i vizitave: 8.00-16.00
Pushim: Shtune, Diele
............................
Fototeka Kombëtare “Marubi” eshtë krijuar me 1970 pas dhurimit që i bëri Gege Marubi arkivit së tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negative nga te gjitha formatet, që nga 30x40 dhe den te 6x9 në pllaka xhami, nga viti 1858 den ne vitin 1959. Ky, është nje nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashalIarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezeë austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqiptarësh të rëndësishëm si Luigi Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtarë.

Gjithashtu në arkiv mund të gjesh negativë me tema nga etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi ne Bunë etj. Gegë Marubi, j fundit i dinastisë Marubi, ishte mjeshtër i portretit dhe i peisazhit me infra te kuqe. Ishte i pari ai që përdori këtë proçes të zhvillimit të fotografise, pasi e mësoi në France ku dhe kreu studimet. Këtë nismë e përkrahen dhe fotografë te tjerë shkodranë si Shan Pici që filloi të punojë nga viti 1924 dhe deri 1962 në Lezhë. Ai i dhuroi shtetit rreth 70 mijë negativë të formatit 18x24 deri 4x6 në pllaka xhami dhe në filma celuloidi. Shani, siç e quante populli, ishte fotografi i Malësive. Në materialin që ai dhuroi, ka tema të ndryshme Si: pejsazhi i tij famshëm, urbanistika, etnografia, pazari, sporti e shumë tema të tjera të rëndësishme.

Dedë Jakova ishte një fotograf tjetër shkodran që i dhuroi shtetit rreth 50 mijë negativë, në xham dhe celoloid, me format 10x15 den 6x9. Dedë Jakova ishte fotografi i rinisë. Kështu e quante populli i Shkodrës. Ai ishte dhe si fotoreporter për kohën dhe e zhvilloi veprimtarinë e tij nga viti 1930 dhe deri 1959. Ne fondin e tij zbulojmë një larmi temash si histori, etnografi, urbanistikë, teatër e shumë të tjera të rëndesishme.

Pjeter Rraboshta, që dhuroi rreth 3 mijë negative, quhet ndryshe edhe fotografi i femijëve dhe i manifestimeve të ndryshme që jane bërë në qytetin e Shkodrës në vitet nga 1959 deri në vitin 1975. Materiali i tij është në filma “Laika”, 24x36 mm.

Angjelin Nënshati, me bindje të plotë do ta quanim vazhduesi i fotografëve të traditës shkodrane. Ai dhuroi rreth 25 mijë poza. Materiali i tij është i fiksuar në filma “Laika” 24x36 mm, dhe fillon në vitin 1959 deri në vitin 1984. Në fondin e tij ka tema të ndryshme si manifestime shkollore, arsimore, sportive, mjeksore, etj.

............................
Kjo Fanpage u krijua: 8 Qershor 2011

Location

0 Reviews

No reviews yet. Be the first to add a review.

Rate & Write Reviews