PlacesMap.net

World Places Map Directory
Home - Albania - Elbasan - Klinika dentare Evolution
Place Type : Dentist, General Dentist
Address : Rruga Ali Ceka, 3501 Peqin
Coordinate : 41.04676, 19.7491999
Phone : 355674493013
Rating : 5.00
Facebook : facebook.com/ enshael/
140 people like this.
Website : klinikadentareevolution.business.site/ ?m=true
Opening Hours :
Monday: 08:00 - 20:00
Tuesday: 08:00 - 20:00
Wednesday: 08:00 - 20:00
Thursday: 08:00 - 20:00
Friday: 08:00 - 20:00
Saturday: 08:00 - 20:00
Sunday: 08:00 - 20:00
Outdated / incorrect informations? Suggest an Edit or Request for Update

Business Picture:

 Klinika dentare Evolution

 

About The Business:

Dentist

Comments:

Facebook Admin (07/01/2019 06:58)
Adelaida vogelushja Qe fal vec buzeqeshje e dashuri..Ajo e hoqi dhembin e saj te qumeshtit pa e humbur buzeqeshjen e pa dhimbje!

Facebook Admin (24/12/2018 06:09)
Faseta kompoziti realizuar ne kliniken tone!Nje tjeter buzeqeshje rrezellitese!

Facebook Admin (18/12/2018 06:29)
Proteze parciale!

Facebook Admin (23/11/2018 05:29)
Zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 3-4 muaj, pasi me kalimin e kohës fijet e furçës bëhen më pak efikase në heqjen e pllakës dhe bakterieve. Eshtë gjithashtu e rëndësishme të ndërroni furçën pasi keni qënë sëmurë, përndryshe bakteriet e sëmundjes mund t’ju infektojnë sërish.

Facebook Admin (23/11/2018 04:30)
Shtrëngimi i dhëmbëve apo bruksizmi siç njihet shkencërisht, është një dukuri mjaft e shprehur në mesin tonë. Kjo shfaqet kryesisht gjatë natës kur në mënyrë të pavullnetshme shtrëngohen dhëmbët, kjo mendohet se vjen nga shkaktarët psikologjik dhe fiziologjik, ndër to stresi, frika, ankthi, zemërimet, etj. Po ashtu mendohet se është gjenetike e cila mund të trashëgohet.Nëse ndjeni se i shtrëngoni dhëmbët gjatë natës, keni mpirje të nofullave në mëngjes, tendosje të muskujve të fytyrës, keni ndryshime në strukturën e dhëmbit, apo personat me të cilët ju ndani shtratin ose dhomën ju kanë dëgjuar se ju keni shtrënguar ose kërcitur dhëmbët gjatë natës, atëherë ju jeni të prekur nga dukuria e bruksizmit.Prandaj është e domosdoshme që personat që e kanë të shprehur këtë dukuri të konsultohen sa më pare. Klinika dentare Evolution!

Facebook Admin (23/11/2018 02:37)
PERSE dHE KUR I HIQET NERVI NJE DHEMBI?!?!?!?!😳....Ja disa arsye qe cojne nje dhemb ne heqjen e nervit. 1-Nje prishje e patrajtuar e cila shkaterron smaltin,dentinen e me pas preket nervi,i cili infektohet prej baktereve te pranishme ne pjesen e prishur.Ne kete rast nese nervi nuk hiqet rrezikon te kaloje ne abces e me pas ne humbjen e dhembit. 2-Traumat prej goditjeve te forta qe mund te cojne ne nekrozeb(vdekjen)e nervit edhe pse dhembi ne pam...jen e jashtme mund te duket i paprekur. 3-Thyerjet e dhembeve duke ekspozuar nervin. 4-Zhveshja e rrenjeve apo konsumimi i kurores se dhembit qe cojne ne ndjeshmeri shume te madhe ndaj temperaturave (te ftohtit apo te nxehtit). CILAT JANE DISA SHENJA QE TREGOJNE QE NERVI DUHET HEQUR. 1-Dhimbje shume e forte dhe e zgjatur 2-Dhimbje kur gjate kafshimit. 3-Dhimbje per nje kohe te gjate nga temperaturat e ftohta apo te nxehtat. 4-Ndryshimi i ngjyres se dhembit. 5-Enjtje apo dhimbje ne zonen perreth dhembit. Nese keni keto shenja na kontaktoni duke lene takimin tuaj ne:☎️0674493013
See More

Facebook Admin (15/11/2018 20:03)
C’jane kurorat(këllëfët)?C’fare materiali jane?!Ne cilat raste duhet te vendosen ? Kurorat jane punime protetike te cilat veshin dhembin.Ato mund te jene prej materialeve te ndryshme si porcelan,zircon,metal apo metal pqeramike. Sot per arsye te estetikes gjithnje e me teper po perdoren kurorat prej porcelani dhe zirkoni. Ato jane te qendrueshme dhe rezistente ndaj forcave te kafshimit dhe perngjajne shume me dhembet natyrale.
Kur pergatit...et nje kurore:
1.Dhembe te thyer 2.Drejtimi estetik I dhembeve te rrotulluar. 3.Dhembet thellesisht te demtuar nga kariesi. 4.Dhembet me mbushje te medha te thyera. 5.Kur mbushja eshte shume e madhe dhe kalon mundesite e rindertimit me material mbushje. 6.Dhembet devitale me mure te holla.
Kurora rikthen formen dhe pamjen e dhembit. Higjena e mire orale dhe vizitat e rregullta dentare do te zgjasin jeten e dhembit dhe te kurores tuaj te re.
See More

Facebook Admin (19/09/2018 03:36)
A e dini se gjuha duhet pastruar sa here lani dhëmbët? Gjuha pastrohet më furce dhembesh ose me pastrues apostafat per gjuhën. Ne kete menyre ju largoni bakteret e demshme, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura nga gjuha juaj.

Facebook Admin (19/09/2018 03:33)
Femijet tuaj mund ti kene dhembet e shendetshem gjate gjithe jetes nese mbushen me silante .Silantet dentare jane mbushje parandaluese qe vihen ne siperfaqen pertypese te dhemballes se qumeshtit dhe te perhershme pa e gerryer siperfaqen e dhembit. Silantet jane mbushje te shpejta dhe pa dhimbje qe zakonisht vihen mbi dhemb ne te njejten dite qe kontrollohen e pastrohen ne klinik dhembet e femijes. Silantet, sebashku me vizitat e rregullta të dentisti dhe dieten e duhur mbrojne dhembet. Mos lejoni qe femija juaj te kete dhimbje apo dhemb problematik ne te ardhmen!

Facebook Admin (05/09/2018 04:52)
Ne disa femije veme re se vendi ku pritet te dale nje dhemb i ri merr ngjyre gri apo blu,kjo quhet hematoma e eruptimit. Kjo ndodh sepse gingiva hollohet kur dhembi eshte duke dale, dhe nje traume e vogel con ne demtimin e eneve te gjakut. Trauma mund te shkaktohet edhe gjate ngrenies normale apo kafshimit te nje lodre.Ajo nuk ka dhimbje,zhduket me daljen e dhembit,nuk ka nevoje pertrajtim. Eshte mire te shihet nga nje dentist per te perjashtuar dicka tjeter.Ka raste kalon ne kist eruptimi qe paraqitet pak me e fryre dhe me likid brenda. Edhe shumica e ketyre rasteve kalon vete. Nese kalon nje kohe e gjate e dhembi nuk del apo kisti perhapet shume nevojitet nderhyrje kirurgjikale.

Facebook Admin (05/09/2018 01:08)
Mos heqja ne koh e kaninit te qumeshtit ka ber qe dhembi i perkohshem te mar drejtim te gabuar dhe vones ne eruptim...

Facebook Admin (04/09/2018 18:14)
SIMPTOMAT E DALJES SE DHEMBEVE TE QUMESHTIT Zakonisht dalja e dhembeve te qumeshtit shoqerohet me keto simptoma: 1...Shtimi i sasise se peshtymes si pasoje e tensionit gingivar 2...Fryrje dhe skuqje e gingivave prej shtytjes se dhembeve qe duan te dalin 3...Femija eshte me i irrituar e nervoz, qan shpesh madje edhe ne mes te nates 4...Femija ka ulje te oreksit... 5...Probleme me tretjen ,diarrhe Gjithashtu ka raste qe mund te kete edhe ngritje te temperatures si pasoje e uljes se imunitetit gjate daljes se dhembeve Si t'ua lehtesojme keto shqetesime femijes?! Ne farmaci apo markete mund te gjejme lodra te posacme prej gome te cilat femija i mbajn ne goje duke ferkuar mishrat. Nese keto lodra i vene me pare ne frigorifer lehtesojne akoma me shume inflamacionin me temperaturen e ulet freskine qe ato kane. Gjithashtu ndihmon edhe lyerja me uje te ftohte e sode buke per te ulur inflamacionin Egzistojne edhe gel me anestetike qe e qetesojne per momentin duke e mpire vendin, por gjithsesi ndihmon per pak kohe , dhe nuk eshte mire perdorimi i tepert pasi si cdo medikament ka efektet e tij anesore.
See More

Facebook Admin (04/09/2018 17:38)
Ekstraksion per arsye protezimi.

Facebook Admin (04/09/2018 05:21)
PERSE DHIMBJA E DHEMBEVE ESHTE ME E FORTE NATEN? Kur shtriheni horizontalisht per te fjetur, me shume gjak shkon ne pjesen kokes duke rritur keshtu presionin e gjakut ne dhembin qe dhemb. Gjate dites ndodh qe aktivitetet te shperqendrojne nga dhimbja e dhembit, ndersa gjate nates trupi eshte me i relaksuar dhe jo i perqendruar ne dicka tjeter. Si ti qetesojme? Ushqimet e ngecura mund ta acarojne dhimbjen prandaj duhet te pastrojme dhembet ... duke lare gojen dhe duke perdorur fillin dentar. Nese keni enjtje ndihmon mbajtja ne goje e ujit te perzier me kripe. Ose mund te provoni te mbani kompresa te ftohta ne pjesen e faqes ku ndodhet dhembi qe dhemb. Shtrihuni me koken e ngritur me 2-3 jasteke. Vendosni vaj karafili (eugenol) ne zgavren e krijuar ne dhemb por jo nese jeni te enjtur. Pini nje qetesues dhimbjesh. Te nesermen lini takim tuaj ne:☎️0674493013/0674493007
See More

Facebook Admin (04/09/2018 05:11)
SI Te KUJDESENI PER PROTEZAT E LEVIZSHME Ne shume raste, zevendesimi i dhembeve te humbur behet me proteza te levizshme me perberje rezine. Per ti mirembajtur keto proteza duhen ndjekur disa keshilla: 1. Per pastrimin e tyre mund te perdorni pastrues ne forme kokrrash eferveshente 2.Nje menyre me ekonomike per ti pastruar eshte perdorimi i detergjentit te eneve... 3.Mos perdorni paste dhembesh pasi mund te jete gerryese 4.Lajeni me kujdes ne menyre qe te evitoni rrezimin aksidental qe mund te coje ne thyerjen e protezes 5.Lajeni cdo dite ne menyre qe te evitoni lenien e njollave nga papastertite si dhe krijimin e dekubituesve(demtimeve te mukozes se gojes) 6.Mund te perdorni nje furce dhembesh apo furca te posacme per pastrim protezash 7. Nese nuk e perdorni gjate nates, vendoseni ne nje ene me uje sepse thatesia mund te coje ne ndryshimin e formes se saj 8. Shpelajeni mire para se ta vendosni ne goje
See More

Facebook Admin (04/09/2018 04:49)
CFARE PRINDERIT DUHET TE DINE PER DHEMBALLET E NJE 6 VJECARI.
Ne moshen 6-7 vjec dalin dhemballet e para te perhershme. Te quajtura ndryshe "gjashtat". Ato nuk zevendesojne dhemballet e qumeshtit, por dalin ne nje vend te ri pas tyre. Per kete arsye prinderit mund ti ngaterrojne me dhemballe qumeshti. Meqenese ato nuk nderrohen kujdesi ndaj tyre duhet te jete me i madh si ne mbajtjen e higjenes ashtu dhe ne kontrollet periodike te dentisti. Gjashtat ndikojne ne zhvillimin e nofullave dhe ne pozicionimin e mire te dhembeve te tjere permanente qe do te dalin pas tyre.Mos harroni te beni kontrolle periodike dhe masa parandaluese(silante).Rezervoni takimin tuaj duke telefonuar ne :☎️0674493013/0674493007

Facebook Admin (02/09/2018 21:04)
Pse eshte i rendesishem pastrimi i gurezave ... Gurezat jane depozitime te forta me ngjyre te verdhe ne kafe,te cilat formohen nga forcimi i pllakes bakteriale qe akumulohet mbi dhembe me kalimin e kohes. Pastrimi i gurezave eshte nje nder masat kryesore per te parandaluar semundjen e mishrave te dhembeve.Faktori kryesore qe ndikon ne shfaqjen e ketyre semundjeve jane gurezat,vecanerisht ato qe vendosen nen nivelin e mishrave(gingivave).Prania e tyre shkakton irritim dhe infl...amacion te mishrave te dhembeve gje qe shoqerohet me skuqje ,enjtje dhe gjakrrjedhje gjate larjes se dhembeve,gjate pertypjes se ushqimeve te forta dhe ne raste te renda gjakrrjedhja mund te ndodh edhe spontanisht.Shoqerohet gjithashtu me arome te keqe te gojes gjate gjithe kohes,sidomos ne mengjes.Nese nuk realizohet pastrimi i gurezave ,procesi avancon me tej duke shkaktuar shkrirje te kockes qe mban te fiksuar dhembin ne goje ,terheqje te mishrave te dhembeve dhe levizshmeri te tyre.Prandaj per te parandaluar ne kohe shfaqjen e ketyre demtimeve te parikthyeshme dhe qe mishrat e dhembeve te rikthehen ne gjendjen tyre normale behet pastrimi i gurezave.Pastrimi i gurezave behet ne klinike me paisje te posacme nga mjeku stomatolog.Ky pastrim eshte i rekomanduar cdo 6muaj.Prandaj mendojeni sa jeni akoma ne kohe!
See More

Facebook Admin (02/09/2018 17:44)
Dita sot nisi me ekstraksionin e nje dhemballe pjekurie!

Facebook Admin (24/07/2018 03:07)
Nje tjeter vogelush vetem2.5vjec Arvi.Fale ndihmes ,durimit,perkushtimit tone si dhe prinderve te tij qe kane punuar shume per ta bindur arritem sot te mbushim dhembin e dyte.

Facebook Admin (20/07/2018 02:21)
Është kenaqesi te ndihmosh e te punosh me nje femijë te zgjuar e te embel si Ambra!

Facebook Admin (17/07/2018 20:23)
Merrni masa paraprake mbrojtese qe dhembet e femijeve tuaj te jene te shendetshem e te forte!!!

Facebook Admin (17/07/2018 18:03)
Cilet janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve?
Disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime q...ë njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj.Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.
Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?
Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normale dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si: ”Erë e keqe, ngjyrosje të dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në ushqyerje, infeksione të dhëmbëve”. Disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të ënjtur ose të skuqur, dalja gjak nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog.
See More

Facebook Admin (17/07/2018 17:51)
Përse është e rëndësishme larja e dhëmbëve?
Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2−3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit. Pas kësaj ...procedure, përdorni shpëlarës goje të fluorizuar.Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.

Cila është mënyra e duhur për të pastruar dhëmbët ?
Fillimisht ajo që nuk duhet të bëni, është larja e dhëmbëve në drejtim horizontal. Metoda e duhur është mbajtja e furçës në drejtimin vertikal dhe më pas i lani dhëmbët në drejtimin lartë-poshtë. Nuk rekomandohet larja me drejtim horizontal për arsyet të ndryshme. Së pari, dhëmbët nuk pastrohen rrënjësisht. Së dyti, ka njerëz, të cilët nëpërmjet këtij rregulli, presin mishrat e dhëmbeve. Së treti, kjo metodë dëmton mishrat e dhëmbëve. Përveç e kësaj, ka edhe shumë teknika të tjera të cilat mund të përdoren. Ju këshillojme të ashtuquajturën teknikën “Bass”: E mbani furçën në këndin 45° nga drejtimi i dhëmbëve dhe rrotullojeni me lëvizje të shkurtra horizontale. Kështu veproni për çdo dhemb.
Cila është mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës?
Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë më furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti.Furca e dhembeve duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Ndaj nuk duhet ti besoni tërësisht vetëm shpëlarjes së gojës me ujë pasi të keni ngrënë.

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë.
• Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.
•Përdorni ujë pas ushqimit.
•Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
•Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
•Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
•Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
•Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.
•Kontrolle periodike te dentisti.
•Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.
See More

Facebook Admin (17/07/2018 16:06)
Mesojini femijeve tuaj te kujdesen per higjenen e gojes.Tregojini qe ju kujdeseni per shendetin e gojes tuaj, ne menyre qe dhe ato te kujdesen!Ata pelqejn te bejn cdo gje qe beni ju!Mesojini!!! Nje mesim i marre qe ne vogeli nuk harrohet kurre behet edukate,zakon...

Facebook Admin (17/07/2018 13:53)
Lajini dhembet tuaj te pakten dy here ne dite....Pastrojini me pe (fill interdentare)te pakten nje here ne dite...Mos pini duhan...Shihni brenda gojes suaj per mishra te irrituara apo ndryshime te tjera...KONTROLLONI DHEMBET TEK DENTISTI NJE DERI DY HERE NE VIT!!!

Facebook Admin (17/07/2018 05:10)
Roli i rendesishem i Fluorit ne luften kunder kariesit. Fluori luan nje rol te rendesishem ne luften kunder kariesit te dhembeve tek femijtet.Roli i tij kryesore eshte qe te shtoje rezistencen e dhembeve ndaj kariesit ,si dhe stimulon rritjten e kockave tek femijet dhe adoleshentet.zakonisht merret nepermjet lengjeve si dhe disa ushqimeve qe ne konsumojme.Bakteret jane faktoret kryesore te kariesit,ato transformojne sheqerin ne acide.Per pasoje keto acide bejne largimin e mineraleve nga smalti i dhembeve.Fluori vepron duke stabilizuar strukturat e smaltit,i cili ne kete menyre behet me pak i ndjeshem ndaj acidit.Favorizon procesin e rimineralizimit duke penguar shumimin e baktereve.Per marrjen e fluorit duhet gjithmon te konsultoheni me dentistin tuaj!

Facebook Admin (15/07/2018 21:49)
Welcome!

Soen So-En


Silda Laljusufi
😍😙👍👏

Mervi Ana
🌟👍🏻😁

Ketiona Agaj
Doktoresha shume simpatike dhe e duruar!!!
Copyright © 2016 - 2019
PlacesMap.net | About