Overview

Libroteka AIITC është pjesë e ambienteve të Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam me vendndodhje në Tiranë e themeluar në vitin 1996.

Tags

  • Book
  • Social Club

Description

Libroteka AIITC është pjesë e ambienteve të Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam me vendndodhje në Tiranë e themeluar në vitin 1996.
Si djep i madh kulture, kjo librotekë nga viti në vit u pasurua me hapa gjigandë dhe radhitet ndër librotekat më të pasura të vendit.

Autorë dhe shkrimtarë, miq, shtëpi botuese, akademikë e diplomatë ishin donatorët e parë që dhanë kontributin e tyre në pasurimin e kësaj libroteke. Gjithashtu pjesë e pasurimit e kësaj libroteke janë dhe individë apo institucione të huaja të vendeve europiane apo të vendeve të lindjes.
Libroteka e AIITC me një hapësirë të gjerë dhe kushte komode për lexuesin është si një derë e hapur për çdo vizitor.
Tani për tani kjo librotekë shënon rreth 10.000 tituj të ndryshëm librash. Disa nga këto kategori janë: Enciklopedi, shkencë, fe, histori, biografi, kulturë, periodikë fjalorë, letërsi shqipe dhe letërsi e huaj, revista për fëmijë, gazeta etj. Përveç literaturës në gjuhën shqipe, lexuesi në këtë librotekë gjen literaturë në gjuhën angleze, arabe, boshnjake si dhe italiane.
Pasuri e trashëguar ndër shekuj ndodhet në raftet e kësaj libroteke duke numëruar 200 tituj librash e dorëshkrime të hershme që i përkasin trashëgimisë Islame.
Libroteka AIITC nuk është vetëm një koleksion librash apo periodikësh por është organi kryesor i AIITC në promovimin e vlerave të autorëve, në organizimin e seminareve apo simpoziumeve ku në objektivat e saj qëndron përhapja e dijes e filozofisë me gjithë nënfushat e tyre, në ndihmesë të studentëve, akademikëve, shkrimtarëve etj.
Libroteka e AIITC e sistemuar sipas rregullit ndërkombëtar të sistemimit të librit është vendosur me fond të hapur për lexuesin ku krijon kushte për informim të gjithë anshëm të tyre.
Libroteka e AIIC grumbullon literaturë që përfshin të gjitha fushat e dijes duke krijuar mundësi për shfrytëzim të barabartë të bibliotekës nga të gjitha kategoritë e lexuesve pavarësisht, moshës, kombësisë apo pozitës shoqërore.
Libroteka AIITC shërben si një institucion kulture në shërbim të lexuesit duke i krijuar atij kushte për hyrje të lirë në informacion ku burimet e informacionit shtohen çdo ditë.

Location

0 Reviews

No reviews yet. Be the first to add a review.

Rate & Write Reviews