Overview

Kompleks rezidencial e turistik me vila e apartamente, në plazhin e artë dhe gjelbërimin karakteristik të Gjirit të Lalzit, Durrës.

Tags

  • Residence
  • Beach Resort

Description

Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë.

Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden midis gjelbërimit karakteristik të zonës si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.

Vala Mar Residences ndërthur eksperiencën, profesionalizmin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm, komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri.

Kompleksi ofron një shumëllojshmëri shërbimesh, lehtësirash dhe argëtimesh për të garantuar një qëndrim të këndshëm.

Gjithashtu, pozicionimi pranë qendrave kryesore të banimit në Shqipëri, mundëson aksesin e lehtësirave dhe komoditeteve kryesore të jetesës.

Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep Vala Mar Residences vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik, si edhe në oazin e qetësisë tuaj.

Vala Mar Residences investohet nga Grupi Balfin,grupi më i madh investues në Shqipëri, dhe ndërtohet nga ManeTCI, kompania lider në investim, tregtim dhe ndërtim në tregun e pasurive të paluajtshme.

Location

0 Reviews

No reviews yet. Be the first to add a review.

Rate & Write Reviews